Zgjidhje per Ndërtimtari

ERP i plote per kompani ndërtimi

Klikont menaxhon projektet, buxhetet, materialet, kontratat dhe ekipet e ndërtimit ne nje platforme te vetme. Nga oferta fillestare deri te dorëzimi, cdo detaj dokumentohet dhe ndiqet. I ndërtuar per kompani ndërtimi ne Kosove.

Gjithcka qe kompania juaj e ndërtimit ka nevoje

Module te specializuara per ndërtimtarine, te integruara me kontabilitet, inventar, BNj dhe raporte.

Menaxhim projektesh

Cdo projekt ndërtimi menaxhohet si njësi e veçantë me buxhetin, ekipin, materialet dhe afatet e veta. Ndiqni progresin, fazat dhe detyrat ne kohe reale.

Buxhete ndërtimi

Krijoni buxhete te detajuara per cdo projekt me kategorite: materiale, pune, makineri, nënkontraktore dhe shpenzime te pergjithshme. Krahasoni buxhetin me shpenzimet reale.

Ndjekje materialesh

Menaxhoni porositë e materialeve, pranimin ne kantier, konsumin dhe stokun. Dijeni saktësisht sa material keni ne cdo kantier dhe sa keni konsumuar.

Kontrata dhe anekse

Ruani te gjitha kontratat me klientë, nënkontraktore dhe furnitorë. Menaxhoni anekset, ndryshimet dhe plotësimet. Ndiqni afatet dhe detyrimet.

Raporte kantierësh

Gjeneroni raporte ditore dhe javore per cdo kantier: puna e kryer, materialet e perdorura, problemet e hasura dhe moti. Dokumentoni progresin me detaje.

Kosto pune dhe ore pune

Regjistroni orët e punes per cdo punonjës ne cdo projekt. Kalkuloni koston e punes per projekt, per faze dhe per punonjës. Integruar me modulin e pagave.

Nënkontraktore

Menaxhoni nënkontaktorët me kontratat, situacionet, pagesat dhe performancen e tyre. Cdo pagesë lidhet me punën e kryer dhe dokumentohet.

Pajisje dhe asete

Ndiqni pajisjet e ndërtimit: ku ndodhen, kush i perdor, kur kane mirembajtjen e radhës. Kalkuloni koston e perdorimit te pajisjeve per projekt.

Raporte financiare per projekt

Shikoni te ardhurat, shpenzimet, fitimin dhe rrjedhën e parave per cdo projekt. Krahasoni performancen ndërmjet projekteve dhe identifikoni problemet financiare.

Shume-projekte njëkohësisht

Menaxhoni disa projekte ne te njëjtën kohe. Paneli kryesor tregon statusin e te gjitha projekteve, buxhetet, afatet dhe pikat kritike ne nje shikim te vetëm.

Si e perdorin kompanite Klikont per ndërtimtari

Zgjidhje praktike per kompani te ndryshme te sektorit te ndërtimit.

Kompani ndërtimi banesash

Nje kompani ndërtimi ne Prishtine qe ndërton banesa perdor Klikont per te menaxhuar 3 projekte njëkohësisht. Buxhetet percaktohen ne fillim, materialet porositen nga furnitorët e regjistruar ne sistem, punonjësit regjistrojnë orët e punes per cdo projekt, dhe pronari shikon fitimin real per cdo banese te shitur.

Kompani infrastrukture

Nje kompani qe merret me infrastrukturë rrugore ne Kosove perdor Klikont per menaxhimin e kontratave publike. Cdo kontratë ka buxhetin, anekset, situacionet dhe afatet e veta. Materialet ndiqen per cdo segment te rruges, dhe raportet e progresit dërgohen te klienti automatikisht.

Nënkontraktore i specializuar

Nje kompani instalmimesh elektrike me 15 punonjës ne Prizren perdor Klikont per te menaxhuar projektet e tyre. Cdo projekt ka materialet e veta, orët e punes dhe faturimin. Pronari di ne cdo moment sa ore i ka kushtuar cdo projekti dhe sa material ka konsumuar.

Integrohet me te gjitha modulet e Klikont

Klikont per ndërtimtari integrohet me modulet e tjera: kontabiliteti, inventari, BNj dhe paga, raportet dhe blerjet. Cdo shpenzim projekti regjistrohet ne kontabilitet, materialet menaxhohen ne inventar, dhe punonjësit ndiqen ne modulin e BNj.

KontabilitetiInventariBNj dhe PagaRaportetBlerjet dhe FurnitorëtAsetet

Gati te dixhitalizoni kompanine tuaj te ndërtimit?

Filloni falas sot. Pa kartë krediti, pa kontratë.