Nga porosia e pare deri te fatura e fundit. Klikont menaxhon tavolinat, kuzhinën, menynë dixhitale, faturimin dhe rezervimet ne nje platformë te vetme. I ndërtuar per realitetin e gastronomisë ne Kosove.
Module te specializuara per gastronomine, te integruara me POS, inventar, kontabilitet dhe raporte.
Planimetri vizuale e restorantit me statuse ne kohe reale. Shikoni cilat tavolina jane te lira, te zena ose te rezervuara me nje shikim te vetme.
Porositë shkojnë direkt ne ekranin e kuzhinës (KDS). Kuzhina shikon prioritetin, kohën e pritjes dhe detajet e secilës porosi pa letra.
Klientët skanojnë kodin QR ne tavolinë dhe shikojnë menynë ne telefonin e tyre. Perditësimet e menyse pasqyrohen menjeherë pa pasur nevoje per rishtypje.
Ndani faturën sipas personave, artikujve ose perqindjes. Mbështet pagesa te ndryshme: cash, karte, kombinim. Gjithcka me nje klik.
Sistemi i rezervimeve integrohet me planimetrine e tavolinave. Merrni rezervime, shikoni disponueshmërinë dhe shmangni mbivendosjet automatikisht.
Percaktoni recetat per cdo artikull te menyse me sasitë e sakta te përbërësve. Sistemi kalkulon koston e cdo pjate dhe marzhin e fitimit automatikisht.
Ndani restorantin ne zona: salla kryesore, tarrace, bar, VIP. Secila zone mund te kete cmime te ndryshme ose rregulla te vecanta.
Kamerierët marrin porosi direkt nga telefoni ose tableti. Porosia dërgohet menjeherë ne kuzhine pa pasur nevoje per tu kthyer ne POS.
Turnet e punes, orari, performanca e kamariereve. Shikoni kush ka shitur me shume, kush ka me shume bakshesha dhe statistika te tjera.
Shitjet sipas ores, dites, javës. Artikujt me te shitur, koha mesatare e shërbimit, analiza e kostove ushqimore dhe raporti ditor i mbylljes.
Zgjidhje praktike per lloje te ndryshme te bizneseve te gastronomisë.
Nje restorant familjar ne Prishtine perdor Klikont per te menaxhuar 25 tavolina ne dy salla dhe tarrace. Kamerierët marrin porosi me tablet, kuzhina i merr ne ekranin KDS, dhe pronari shikon shitjet ne kohe reale nga shtëpia. Fatura fiskale gjenerohet automatikisht per cdo klient.
Nje kafene moderne ne Prizren ka zëvendësuar menyte fizike me kodet QR ne cdo tavolinë. Klientët porosisin direkt nga telefoni, pagesa behet ne fund, dhe stafi fokusohet ne përgatitjen e pijeve. Menyja perditësohet menjeherë kur ndryshohet ne sistem.
Nje zinxhir me 4 restorante ne Kosove perdor Klikont per te centralizuar menaxhimin. Menyte, cmimet dhe recetat menaxhohen nga nje vend i vetëm. Raportet konsolidohen per te gjitha lokalet, dhe inventari transferohet ndërmjet tyre kur nevojitet.
Klikont per restorante integrohet me modulet e tjera: kontabiliteti, inventari, BNj dhe paga, raportet, pagesat dhe blerjet. Cdo shitje regjistrohet automatikisht ne kontabilitet, cdo artikull i shitur zbret nga inventari, dhe cdo orar punësori ruhet ne BNj.
Filloni falas sot. Pa kartë krediti, pa kontratë.